FUTSALL
Maqedonia e fortë për Kosovën
1 November, 2016 @19:10
Në miqësoren e futsallit që u zhvillua sot mes Kosovës e Maqedonisë, fituese doli përfaqësuesja e Maqedonisë.
Ndeshja filloi me dy gola të shpejtë të maqedonëve, të cilët krijuan epërsi 0-2 pas vetëm 7 minutave. Kosova e ngushtoi epërsinë në 1-2 në minutën e 19’ përmes Narcist Alibregut dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Kjo pjesë u dominua nga përfaqësuesja e Maqedonisë, ndërsa ra në sy një paraqitje shumë e mirë e portierit të Kosovës.
Në pjesën e dytë, goli i barazimit për Kosovën erdhi nga Ibrahim Brovina, mirëpo kjo ishte e tëra se çfarë bëri Kosova.
Pas këtij goli, Maqedonia shënoi edhe 4 herë dhe ndeshja u mbyll me rezultat 2-6 në favor të fqinjëve.
Nesër të dyja përfaqësueset do ta luajnë edhe një miqësore mes tyre.