Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUALIFIKIMET PËR BOTËROR 2018

Volejbollistet/ët me short të vështirë në kualifikime

Volejbollistet/ët me short të vështirë në kualifikime


27 October, 2016 @18:45

Përfaqësueset e Kosovës në volejboll për të dy gjinitë kanë mësuar rivalët grupor për kualifikime në Kampionatin Botëror të vitit 2018, pas shortit të tërhequr dje.

FEMRAT

Femrat janë në Grupin B kualifikues dhe kanë kundërshtare si: Bullgaria, Turqia, Rumania, Zvicra e Mali i Zi në grup. Ndeshjet e këtij grupi zhvillohen prej 30 maj deri në 4 qershor 2017, ndërsa të gjitha duelet do të luhen në Bullgari.

MESHKUJT

Meshkujt janë në Grupin D kualifikues dhe kanë kundërshtarë si: Estonia, Rusia, Mali i Zi, Rumania dhe Hungaria në grup. Ndeshjet do të zhvillohen prej 23 deri më 28 maj të vitit të ardhshëm, ku të gjitha duelet do të luhen në Estoni.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera