KUALIFIKIME PËR EURO 2020
Lista e Kosovës për ndeshjet ndaj Turqisë
27 October, 2016 @18:09
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka publikuar listën e gjërë të lojtarëve për ndeshjet kualifikuese që Kosova do t’i zhvillojë ndaj Turqisë brenda javës së parë të muajit të ardhshëm.
Kosova merr pjesë në para-kualifikime për EURO 2020 dhe në grup ka kundërshtarë si Turqia e Estonia. Vetëm skuadra që fiton Grupin B do të kalojë në fazën e ardhshme eliminatore.
Dueli i parë Turqia-Kosova zhvillohet në Ankara më 2, ndërsa i dyti në Prishtinë më 6 nëntor.
Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë pjesë edhe në kualifikime për EURO 2018, ku është eliminuar duke shënuar katër humbje, dy nga Rumania e dy të tjera nga Italia.
Lista e Kosovës:
PORTIERË: | Arbër Curri, Flamur Gërbeshi, Edon Gashi dhe Haris Berisha | ||
ALO TË DJATHTË: | Florim Hoxha, Sharr Ramadani, Drilon Tahirukaj | ||
ALO TË MAJTË: | Lindrit Fetahu, Oltion Beshiri, Bajram Idrizi | ||
PIVOTË: | Kastriot Jupa, Petrit Prekazi, Luigj Quni, Jeton Bislimi | ||
QENDRAT: | Valon Dedaj, Kreshnik Krasniqi, Vlerson Zherka, | ||
BEKËT: | Beni Syla, Enis Kabashi, Deniz Terziqi, Etrit Xhafolli |