TENIS
Përfundon epoka Djokovic, Murray merr fronin
5 November, 2016 @15:41
Pasi kaloi 122 javë si numri 1 në ranglistën e teniserëve botërore, sot Novak Djokovic ka zbritur në vendin e dytë.
Tashmë vendi i parë i takon skocezit Andy Murray, i cili sot e fitoi pa luajtur fare gjysmëfinalen e Paris Masters, me kundërshtarin e tij Milos Raonic që nuk mund ta zhvillonte ndeshjen për shkak të lëndimit.
Pas eliminimit të Djokovicit dje, kalimi në finale i mjafton Andy Murrayt që të kalojë në vendin e parë në ranglistën botërore të tenisit, gjë e cila ndodh për herën e parë në karrierën e tij.
Viti 2016 ishte një vit aspak i mirë për Djokovicin, i cili renditi dështimet që pas triumfit në ‘Roland Garros’. Për më tepër, tash e sa kohë në këndin e Djokovict nuk shihet legjenda e tenisit Boris Becker, njëkohësisht trajneri i teniserit serb dhe kjo rrit edhe më tepër spekulimet për ndonjë shkëputje të mundshme bashkëpunimi mes tyre.
Në finalen e ‘Paris Masters’, Murray do të ndeshjet me amerikanin Isner, mirëpo çfarëdo që ndodh aty, Murray tashmë është i pari në ranglistën botërore të tenisit