HENDBOLL
Kosova mposhtet nga Turqia
2 November, 2016 @18:28
Në ndeshjen e zhvilluar sonte në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020, përfaqësuesja e Kosovës u mposht nga përfaqësuesja turke e hendbollit. Vlen të përmendet që Kosova në këtë takim ishte e hendikepuar pa disa hendbollistë kryesorë, të cilët munguan për shkak të lëndimeve.
Ndeshja u zhvillua në Ankara, ndërsa në palestër të pranishëm ishin shumë përkrahës të Kosovës.
Takimi u mbyll me shifrat 26-22 në të mirë të Turqisë, kurse ndeshja u zhvillua në kuadër të Grupi B, grup në të cilin ndodhet edhe Estonia.
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll drejtohet nga Taip Ramadani, i cili listën e të ftuarve e kishte publikuar javën e kaluar.