BEJSBOLL
Pas 108 viteve, Cubs kampion
5 November, 2016 @16:08
Seria më e gjatë pa titull në histori të sporteve amerikane ka përfunduar me fitoren në shtesa të Chicago Cubs.
Mysafirët nga Chicago kishin arritur të barazonin serinë në 3-3 pas fitores në Cleveland një ditë më parë. Në ndeshjen vendimtare, ata morrën epërsinë, 5-1, në iningun e pestë falë home-run të Baez. Vendasit menjëherë barazuan, për të shtuar edhe tri pikë tjera në iningun e parafundit. Pas ndërprerjes së shiut, Cubs u kthyen me goditjet e Zobrist dhe Monteros për të shtuar edhe dy pikë tjera dhe për t’i lënë në dorë Mike Montgomeryt të sjell titullin e parë për Chicago Cubs që nga viti 1908.
Mallkimi i dhisë
Në opinioni e gjerë, mungesa e suksesit të Cubs ndërlidhej me ‘Mallkimin e Billy Goat’. William Sianis ishte dëbuar nga stadiumi i Cubs për shkak të telasheve që i sillte dhia e tij në kafenenë që menaxhonte ai. Kur ishte përzënë në vitin 1945, ai kishte mallkuar Cubs që të mos fitonin më. Ky mallkim më në fund u thye.
Ndërkohë Cleveland Indians nuk kanë fituar titullin që nga viti 1948.