BRAZIL GP
Ndërpritet gara, shi e aksidente në Brazil
13 November, 2016 @17:53
Një shi i tmerrshëm po ‘mbretëron’ momentalisht në garën vendimtare të sezonit në ‘Formula 1’.
Brazil GP është ndërprerë pas 21 xhirove, me shiun që po bën që shumë garues të largohen nga gara, ndërsa më i tmerrshmi nga të gjithë ishte rasti i finlandezit Kimi Raikkonen, i cili doli nga pista dhe ishte më fat që shpëtoi pa u lënduar.
Me të dalë Raikkoneni, garuesit e tjerë në komunikimet e tyre me radiolidhje kërkonin vazhdimisht ndërprerjen e garës dhe kjo ndodhi. Gara momentalisht është e ndërprerë dhe se çfarë do të ndodhë, nuk dihet ende.
Siç dihet, nëse Rosberg arrin ta fitojë garën e sotme, ai shpallet kampion i Formula 1 për herë të parë.
Para ndërprerjes, gara ishte duke u kryesuar nga Lewis Hamilton.