XHUDO
Distria, kampione e Europës
11 November, 2016 @16:40
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur një tjetër sukses të madh.
Ajo ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Xhudos për grupmoshat nën 23 vjeç, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Për Distrinë, e cila garoi në kategorinë 52 kg, kjo ishte medalja e parë e artë për sivjet, pasi më parë xhudistja pejane kishte fituar edhe dy medalje të argjendta dhe një të bronztë gjatë këtij viti.
Distria është shpallur për herë të parë kampione e Europës në U23.