XHUDO
Akil Gjakova i bronztë në Tel Aviv
11 November, 2016 @18:05
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Xhudos për grupmoshat nën 23 vjeç, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Gjakova, në luftën për vendin e tretë, e mposhti xhudistin nga Mali i Zi, Nikola Gardasevic.
Kjo është medalja e dytë e fituar sot për Kosovën nga ky turne, pasi më parë Distria Krasniqi e kishte fituar medaljen e artë.