ATP WORLD TOUR FINALS
Triumfon Murray, e mbyll vitin si i pari në ranglistë
20 November, 2016 @21:39
Në ndeshjen përcaktuese se kush do ta mbyll vitin 2016 si numri 1 i botës së tenisit, triumfoi skocezi Andy Murray.
Murray e mposhti 2-0 në sete serbin Djokovic, për të dëshmuar edhe një herë se momentalisht është teniseri më i mirë në botë.
Ishte hera e parë që numri i 1 i ranglistës përmbyllëse vjetore do të përcaktohej nga një ndeshje direkte të ‘ATP World Finals’ dhe këtë e shfrytëzoi Murray, i cili fitoi 2-0 me sete (6-3, 6-4).
Viti 2017 do të nis me Murrayn ‘mbret’ të botës së tenisit, e sa do të zgjasë ky ‘sundim’, mbetet të shihet në të ardhmen!