ATP WORLD FINALS
Murray vs. Djokovic, për kreun e ranglistës
20 November, 2016 @17:25
Sonte me fillim nga ora 19:00, dy teniserët më të mirë në botë, Novak Djokovic dhe Andy Murray, do të ndeshen mes vete në finalen e ‘ATP World Finals’.
Ky ballafaqim ka rëndësi shumë të madhe, pasi që fituesi i këtij turneu e mbyll vitin 2016 në krye të ranglistës botërore të tenisit. Momentalisht, numri 1 në botë i takon skocezit Andy Murray, i cili këtë e arriti pas suksesit në ‘Paris Masters’, ndërsa Djokovic në vendin e dytë ra pasi kaloi mbi 122 javë si lider i tenisit botëror.
Kjo është hera e parë që finalja direkte mes dy teniserëve në ‘ATP Masters’ e përcakton numrin 1 të botës në ranglistën botërore.
Vlen të theksohet që kjo do të jetë përballja e 35 direkte mes dy teniserëve. Në 34 përballjet e kaluara, Nole ka triumfuar 24 herë, ndërsa Murray 10 herë.