Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKIJIM

FSK konfirmon garën në Brezovicë

FSK konfirmon garën në Brezovicë


23 November, 2016 @15:35

Federata e Skitarisë së Kosovës përmes një njoftimi të botuar në web faqen zyrtare të tyre fs-kos.com, ka bërë të ditur se “Kupa e Brezovicës” dhe “Gara ndërkombëtare” që janë paraparë të zhvillohen këtë dimër në Brezovicë - do të mbahen.

Në njoftimin e botuar aty shkruan:

“Pasi që kemi parë disa “lajme” në “portalet e informimit” se Kosova më saktësisht Federata Skitare e Kosovës “ka hequr dorë nga garat në Brezovicë” për arsye që vetëm ata që e kanë bërë këtë DEZINFORMIM i dijnë, FSK reagon kundër këtyre keq informatave drejt publikut duke sqaruar se kalendari i garave për vitin 2016/2017 i FSK-së përfshin ‘Kupën e Brezovicës’ si dhe ‘Garën Ndërkombëtare’.

Këto gara do të mbahen dhe nuk ka asnjë arsye se pse ato të kenë pengesa për mbarëvajtjen e tyre nga askush!

FSK lutë të gjithë ata që mirren me shpërndarjen e informatave/lajmeve që kanë të bëjnë me FSK-në, që së pari të këshillohen/pyesin në adresën zyrtare të FSK-së për përgjigjet dhe lajmet zyrtare rreth FSK-së,” - thuhet në njoftimin e plotë të FSK-së.

Ski


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera