Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISH-KAMPIONI BUTTON

Gara e fundit për Jenson Button

Jenson Button/ REUTERS/ Arkiv

Gara e fundit për Jenson Button


24 November, 2016 @12:50

Ish-kampioni i botës në Formula 1, Jenson Button, ka konfirmuar sot se gara e Abu Dabit do të jetë e fundit për të në karrierë.

Button

Njeriu që kishte fituar titullin e më të mirit në Formula 1 në vitin 2009 si pjesë e ekipit Mercedes Brawn, ka kohë që po mendon për pensionim dhe tashmë e ka konfirmuar atë.

F1

“Këtë fundjavë po futem në garën e fundit të karrierës. Në këtë moment ju them se më nuk e shoh veten si garues të Formula 1,” kanë qenë fjalët e Buttonit në konferencën për shtyp para garës së fundit të këtij stinori.

Button ka marrë 21 pikë këtë stinor për ekipin e tij McLaren.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports