ATLETIKË
KA Prizreni bojkoton Federatën
1 December, 2016 @14:00
Kryesia e KA Prizren, duke qenë se është klubi i dytë më i suksesshëm në Kosovë në gara për seniorë dhe juniorë, si shenjë pakënaqësie për mospërfaqësimin me së paku një anëtar të klubit në Bordin e Federatës së Atletikës së Kosovës ka vendosur që të tërhiqen të gjithë anëtarët nga këshillet dhe komisionet e FAK-ut.
Kryetari i KA Prizreni, Kemajl Rysha, për gazetaere.com ka thënë se deri në ndonjë vendim të ri, klubi do të merr pjesë në garat e organizuara nga FAK, por nuk e përjashtojnë mundësinë e bojkotimit edhe të garave.