VLERËSIMI I MJESHTRIT BOTËROR: DRITON KUKA

Foto: IJF
Kuka: Gjenerata “Paris ‘24” dhe “LA ‘28” ka nisur rrugëtimin
25 September, 2021 @9:39
Xhudistja pejane, Flaka Loxha, ka fituar mbrëmë vendin e pestë në Grand Prix të Zagrebit. Ajo me këtë ka marrë 252 pikë shtesë në renditjen botërore të xhudisteve, ndërsa trajneri Driton Kuka e ka vlerësuar performancën e saj në rritje.
“Rezultat i shkëlqyeshëm i Flaka Loxhës në GP Zagreb! Rezultati i saj i parë serioz për të rritur. Pati një ditë të mirë dhe performanca e saj është në ngritje, dita ditës,” ka vlerësuar Kuka.
Kujtojmë, pas Flakës që garoi dje, sot në Zagreb në skenë është Laura Fazliu, ndërsa nesër Shpat Zekaj.
Ndërsa Kuka i ka quajtur këta kështu: “Gjenerata e Parisit 2024 dhe Los Angeles 2028 ka nisur rrugën.”