Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EJU — SARAJEVO 2022

Laura Fazliu, kampione e Evropës

Laura Fazliu, kampione e Evropës


28 October, 2022 @19:22

Xhudistja kosovare Laura Fazliu është kampionja më e re e Evropës në xhudo! Ajo triumfoi në kategorinë deri në 63 kilogramë sot në Sarajevë, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian U23.

Laura Fazliu, gold medal, EJU, Sarajevo,

Laura në finale mposhti xhudisten gjermane Annabelle Winzig. Annabelle avancoi me wazaari mirëpo, kah fundi Laura u rikthye fuqishëm për të barazuar me wazaari dhe në fund me ippon të përfundojë dilemën e fitueses.

Pos Laurës sot garuan edhe Erza Muninoviq, që u ndalë në cerekfinale, ndërsa Dardan Cena u mposhtë në fillim të garës.

Laura Fazliu, gold medal - Sarajevo 2022

Nesër në program hynë për garë edhe Shpat Zekaj e Rios Kuka.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo