Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPEAN OPEN - SARAJEVO

Loriana Kuka në finale

Loriana Kuka në finale


13 February, 2022 @16:12

Xhudistja pejane që garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, Loriana Kuka, ka arritur në finale të European Open që zhvillohet në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Kuka në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me ëazaari dhe Ippon turken, Serdem Daharli. Në çerekfinale Loriana mposhti me Ippon edhe holandezen Lieke Derks.

Ajo në gjysëmfinale mposhti me ëazaari në vazhdime kroaten, Petrunjela Pavic.

Kuka në finale do të ndeshet me italianen Linda Politi.

Sot u ndeshen edhe Arbër Kullashi (-81 kg) Shpati Zekaj (-100 kg).

Shpati Zekaj u rendit i 7-ti, ai në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë mposhti me 3 dënime për Ippon gjermanin, Daniel Herbst.

Zekaj në çerekfinale humbi me ëazaari dhe Ippon nga italiani, Enrico Bergamelli.

Pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh ku humbi me Ippon nga britanezi, Rhys Thompson.

Arbër Kullashi u ndal në ndeshjen e parë, ai humbi me Ippon kundër garuesit nga Azerbajxhani, Magerram Imamverdiev.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo