CIKLIZEM
Me mesatare 37.11 km/h, përcaktohen fituesit
6 September, 2020 @18:14
Për dy ditë rradhazi, Federata e Çiklizmit e Kosovës ka organizuar Kampionatin Shtetëror, në kronometër dhe në garën rrugore.
Pas mbylljes me sukses të ditës së parë, ku ishin në program garat e kronometrit, në të dytën, çiklistë nga 9 klube të Kosovës janë ballafaquar me garën rrugore në distancë 125km.
Të dielën në orën 11:00 pas ceremonisë së hapjes, 34 çiklistët pjesëmarrës janë nisur nga kyqja e autostradës “Arbën Xhaferi” në fshatin Bibaj afër Ferizajt.
Prej aty, grupi i çiklistëve ka vazhduar në drejtim të Doganajt të Kaçanikut, për t’u kthyer në Mazgit afër Obiliqit.
Nga aty është vazhduar me kthim në drejtim të Ferizajt, e për t’u mbyllur në Han të Elezit.
Në garën elite mesatarja e shpejtësisë së fituesit Albion Ymeri ka qene 35,30km/h, ndërsa te kadetët 37.11 km/h.
REZULTATET:
Kadetët 53km •
1. Gentrit Sahiti, Kastrioti 1:25:41
2. Rigon Suka. Prizren 1:25:47
3. Pashtrik Krasniqi, Vjosa 1:31:47
Juniorët 125km •
1. Berat Qela, Trepça 3:37:15
U23 • 125km
1. Blerton Nuha, Kastrioti 3:33:17
2. Qendrim Burniku, Kastrioti 3:34:57
3. Mergim Bajrami, Dardana 3:37:38
Elitë •
1. Albion Ymeri, Prishtina 3:32:29
2. Egzon Misini, Kastrioti 3:32:37
3. Eguron Hoda, Dardana 3:33:31.