MJEKU
“Mos pritni lajme të mira për Schumin”
4 June, 2014 @13:47
Pas aksidentit të pësuar në skijim ku morri lëndime të rënda në kokë dhe u fut në komë, legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, nuk pritet të përparojë shpejtë në shërimin e tij.
Mjeku i tij, Gary Hartstein, ka thënë se adhuruesit e pilotit gjerman nuk bën të ëndërrojnë se ai një ditë do të bëhet mirë.
“Frikësohem (dhe jam gati i sigurtë) se adhuruesit e tij nuk do të dëgjojnë asnjëherë lajme të mira për Michaelin. Në këtë pikë, besoj se më mirë do të ishte që familja e tij të dalë me një njoftim publik,” ka thënë mjeku në fjalë për The Telegraphin, sot.
Çdokush është i mërzitur për fatin e Schumacherit, mirëpo si duket njerëzit përreth kanë filluar të pajtohen me realitetin. Gruaja e tij, Corinna, dhe fëmijët Gina Marie (16 vj.) e Mick (14 vj.) vazhdojnë të qëndrojnë pranë babait në shtrat, njofton The Telegraph.