Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Në gjysmëfinale

BOROZANI/D.S.

Në gjysmëfinale


24 June, 2015 @18:48

Kosova ka arritur gjysmëfinalen e Botërorit të vendeve në zhvillim. Djelmoshat kaltër e verdhë kanë shënuar fitore ndaj Estonisë me rezultat 31-30 në një ndeshje tejet interesante. 

Pjesa e parë nisi me dominim të Estonisë. Mirëpo kah fundi i pjesës së parë ekipi i Kosovës u këndell dhe morri epërsinë 3 golëshe në fund, për të arritur të mbyll atë 14-17.

Pjesa e dytë, e rrezikshme

Reprezentacioni ynë ka arritur gjatë gjithë pjesës së të dytë të mbajë epërsinë, përveç një rasti kur estonezët barazuan. 

Sidoqoftë, me një Time-Out nga Kabashi, djelmoshat u këndellën për të vazhduar deri në fund.

Ekipi i drejtuar nga Taib Kabashi ka pritur fundin e ndeshjes me 4 lojtarë pasi që dy hendbollistë tonë u përjashtuan me nga 2 minuta, por nuk kishte më shumë kohë për estonezët.

Golashënuesit

Kreshnik Krasniqi ka qenë më i dalluari në ndeshjen e sotme, duke shënuar 10 gola për Kosovën, derisa Egzon Xhuka kontribuoi me 5 tjera e kapiteni Ylber Mjeku me 4.

Rol të rëndësishëm luajti edhe portieri Arbër Curri që priti 3 shtatëmetërshe të estonezëve.

Rivali gjysmëfinal

Kosova në gjysmëfinale pret fituesin e ndeshjes Ishujt Faroe - Kameruni.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga