BAKU 2015
Muja i ngadaltë në not
24 June, 2015 @9:22
Notari nga Kosova, Laurit Muja, ka zënë vendin e fundit në garën e stilit të lirë në not sot në kuadër të Lojërave Europiane, Baku 2015.
Ai ka përfunduar garën për 1 minutë e 3.68 sekonda, derisa në garë me ‘të austriaku Michael Robin Grunberger ka qenë më i mirë që e ka përfunduar për 51.97 sekonda.
Muja është 15 vjeç dhe pritet që në vitet e ardhshme të zhvillohet edhe më.
Më mirë nuk ka kaluar as Diana Basho e Shqipërisë, që gjithashtu ka përfunduar e fundit në disciplinën e saj.