ÇEREKFINALJA
Tash, e mirëseardhur gjithçka
24 June, 2015 @8:45
Kosova sot me fillim nga ora 17:30 ndeshet me Estoninë në çerekfinale të Kupës së Botës për vendet në zhvillim.
Pallati i Rinisë pritet të ketë më shumë shikues në këtë ndeshje, derisa përzgjedhësi, Taib Kabashi, duket të jetë i kënaqur me arritjen në tetë ekipet më të mira të kësaj gare.
“Atë që e kemi paraparë me program, e kemi arritur. Tash e tutje, kalimi në gjysmëfinale do të jetë i mirëseardhur, por nëse do të luajmë ndaj Estonisë sikurse ndaj Armenisë dhe Australisë, fitorja nuk është larg, përkundër forcës së rivalit,” ka thënë Kabashi para ndeshjes së sotme.
Kosova ka dalë e dyta nga Grupi A, pas fitoreve ndaj Armenisë dhe Australisë, ndërsa ka humbur nga Ishujt Faroe, që përfunduan në vend të parë të këtij grupi.