BAKU 2015
Majlinda, sjell trofe edhe pa garuar
23 June, 2015 @18:32
Kampionja e dyfishtë e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, nesër mbrëma do të shpallet zyrtarisht xhudistja më e mirë në Europë për vitin 2014.
Gala mbrëmja
Ajo do të merr shpërblimin në mbrëmjen gala të Federatës Europiane të Xhudos (EJU), që mbahet të mërkurën mbrëma prej 20:30 në Baku të Azerbejxhanit, ku po zhvillohen Lojërat Europiane, Baku 2015, ka bërë të ditur Koha Ditore sot.
E dyta me radhë
Kjo do të jetë hera e dytë me radhë për Kelmendin që po shpallet xhudistja më e mirë në Europë.
Majlinda me trajnerin Driton Kuka, janë nisur sot për në Baku.