MILOT RASHICA

Foto: FFK
Nëse duam të fitojmë, duhet të shënojmë gola!
12 June, 2022 @11:28
Futbollisti ofanziv i Kosovës, Milot Rashica, që është lojtar i ekipit të Norwich Cityt në Angli, në deklaratën e tij dhënë para ndeshjes ndaj Greqisë sot, ka thënë se ekipi duhet të shënojë për të fituar, duke cekur kontributin e tij në ndeshjen e fundit ndaj Irlandës Veriore, ku ai ishte lojtari i ndeshjes sipas TopSporti.com.
Rashica 25-vjeçar gjithashtu beson se ka ardhur koha që Kosova të arrijë fitoren e parë ndaj Greqisë, pasi që në pesë përballjet e kaluara, Dardanët asnjëherë nuk kanë mposhtur helenët.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
“Duke e parë rëndësinë e ndeshjes, shpresoj që kontributi im të ndikoj te golat. Besoj se ndeshja ime ndaj Irlandës së Veriut ishte më e mira në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Kemi shumë mungesa, por të gjithë lojtarët janë gati dhe do të japim maksimumin. Besoj që ka ardhur koha ta bëjmë fitoren e parë ndaj Greqisë. Nëse dëshirojmë ta fitojmë ndeshjen, atëherë duhet të shënojmë gola. Kjo ndeshje mund të përcaktojë gjithçka. Jemi të përgatitur për ta dhënë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Presim të jetë ndeshje shumë e vështirë, por besoj që me motivimin dhe gjërat e mira që kemi bërë në ndeshjen e kaluar t’i shfrytëzojmë. Kemi luajtur ndaj Greqisë dhe e dimë se si luajnë dhe shpresoj që të dielën të bëjmë paraqitje shumë më të mirë se në ndeshjen e fundit kundër tyre”, ka theksuar Rashica.
FORMACIONI I MUNDSHËM I KOSOVËS
Ndeshja Greqi – Kosovë, zhvillohet të dielën në orën 20:45 në Panthessaliko të Volosit.