Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIS GARA E RE!

Superliga U-21 nis javën që vjen

Superliga U-21 nis javën që vjen


11 August, 2023 @15:08

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se javën që vjen do të nis risia e këtij kampionati në futboll, Superliga U-21! Sipas planit, në këtë ligë do të marrin pjesë të gjitha ekipet e Superligës seniore, me lojtarët e tyre të gjeneratës nën moshën 21-vjeçare.

FFK konsideron se kjo garë do të jep mundësi që të rinjtë të tregojnë vlerat e tyre dhe të rritet entuziazmi te të rinjtë. Ndër të tjera, FFK ka bërë të ditur edhe orarin e ndeshjeve të xhiros së parë, derisa prej tyre pas krizës së SC Gjilanit, ndeshja Fushë Kosova - Gjilani është shtyer për një datë të pacaktuar.

“Në fillim të javës së ardhshme nis garat Superliga U21, një risi kjo e edicionit të sivjetmë, ku marrin pjesë 10 ekipet elitare me grupmoshën e futbollistëve deri në 21-vjeç. Ky format i ri do të ofrojë mundësi të mëdha për futbollistët e rinj që t’i tregojnë vlerat e tyre dhe të kenë më shumë minutazhë dhe vazhdimësi të ndeshjeve gjatë një edicioni, duke u përgatitur kësisoj për paraqitje në ekipet e para të klubeve të tyre.” - ka shkruar FFK-ja në njoftim.

ORARI I NDESHJEVE, SUPERLIGA U-21:

17:00, 14 gusht - Klinë: Dukagjini-Malisheva;
13:30, 15 gusht - Prishtinë: Prishtina-Feronikeli’74;
15:00, 16 gusht - Prizren: Liria-Ballkani;
17:00, 16 gusht - Livoç: Drita-Llapi;
pacaktuar - Fushë Kosova - Gjilani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga