Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ORARI I NDESHJEVE!

Publikohet orari i ndeshjeve të xhiros së parë në Superligë

Publikohet orari i ndeshjeve të xhiros së parë në Superligë


11 August, 2023 @16:17

Skuadrat e Superligës, që janë vendase në xhiron e parë të kampionatit, kanë publikuar oraret e ndeshjeve të para të tyre për stinorin e ri të Superligës që do të nis nesër.

Derisa përballja Fushë Kosova - Gjilani është shtyer, për shkak të krizës së madhe financiare që ka ekipi mysafir dhe nuk dihet kur do të luhet, katër ndeshjet tjera janë ndarë në termine, dy të shtunën dhe dy të dielën.

Kështu, Superliga do të nis nesër me fillim prej orës 17:00 kur luhen Dukagjini-Malisheva dhe Prishtina-Feronikeli’74, ndërsa pasnesër luhen Liria-Ballkani dhe Drita-Llapi në të njëjtën kohë.

ORARI I NDESHJEVE dhe STADIUMET:

E shtunë, 17:00
18 qershori, Klinë: Dukagjini-Malisheva,
QS Hajvali, Hajvali: Prishtina-Feronikeli’74,

E diel, 17:00
Përparim Thaçi, Prizren: Liria-Ballkani,
Stadiumi me bar sintetik, Gjilan: Drita-Llapi.

SHORTI I CIKLIT TË PARË TË SUPERLIGËS


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga