RISI TE VËLLAZNIMI
Ergin Grosha - përforcim i ri i Vëllaznimit
11 August, 2023 @19:04
Qendra e Kosovës, Ergin Grosha, është shtesë e re te Vëllaznimi - posa ka bërë të ditur klubi gjakovar. Basketbollisti 211 centimetra i gjatë, një kohë ka luajtur edhe për Kosovën, ndërsa në Superligë ka bërë karrierë te Ylli, Bashkimi, Prizreni, Peja, Feronikeli e Rahoveci.
Grosha 30-vjeç si mesatare karriere ka 10 pikë për ndeshje e 6.1 kërcime për ndeshje. Ai është përforcimi i radhës i gjakovarëve të cilët këtë stinor do të drejtohen nga lituanezi Audrius Prakuraitis.
Vëllaznimi në stinorin e kaluar iu rikhtye Superligës dhe dy xhiro para fundit të stinorit siguroi statusin elitar edhe për një stinor. Me përforcimet e bëra këtë stinor, gjakovarët nuk dëshirojnë të rrezikojnë statusin e tyre në Superligë.