Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALAIN GIRESSE

Nuk mund të them që është finale

Foto: FFK

Nuk mund të them që është finale


12 June, 2022 @10:33

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, nuk e ka cilësuar direkt si finale ndeshjen e sotme të Kosovës ndaj Greqisë në Volos, por që është shumë e rëndësishme, ajo është e sigurt.

Në deklaratën e dhënë para ndeshjes tekniku francez që tashmë në ndeshje zyrtare ka dy fitore e një humbje me Dardanët dhe këtë të fundit pikërisht ndaj Greqisë, do të tentojë të këndellë Kosovën karshi helenëve.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

“Na pret ndeshje e vështirë, pasi Greqia është një kundërshtar i fortë. Nuk mund të them se kjo ndeshje është një finale, por patjetër që është një ndeshje e tepër e rëndësishme. Fitorja eventuale në këtë takim sigurisht që do t’i rriste ambiciet tona për ta fituar grupin. Pas fitores kundër Irlandës së Veriut e kemi motivin e duhur por të shohim çfarë do të sjellë ndeshja”, ka thënë Giresse.

Kujtojmë, Kosova është e dyta në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve, ndërsa Greqia e para me tri fitore nga tri ndeshje dhe ende, pa asnjë gol të pranuar në grup!

FORMACIONI I MUNDSHËM I KOSOVËS

Kosova, asnjëherë në histori nuk e ka mposhtur Greqinë, në pesë ndeshjet e zhvilluara Dardanët kanë pësuar dy herë dhe kanë barazuar tri herë.

Ndeshja Greqi – Kosovë, zhvillohet të dielën në orën 20:45 në Panthessaliko të Volosit. 


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve