11-SHJA POTENCIALE

Fotot: FFK & FCVolos
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Greqisë
12 June, 2022 @9:55
Kur kanë mbetur edhe më pak se 10 orë për të filluar ndeshja e katërt e Grupit 2 të Ligës C të Kombeve, Kosova po kërkon fitore dhe atë me dy gola të shënuara ndaj Greqisë.
Përballja që zhvillohet sonte në Panthessaliko të Volosit ose do ta konfirmojë Greqinë si fituese e madhe me gjasë e grupit, ose do ta çojë grupin në luftë deri në betejën e fundit të shtatorit.
E Alain Giresse tashmë kur ka parë pjesën më të madhe të lojtarëve, duke llogaritur edhe mungesat si për shkak të kartonëve ashtu edhe për shkak të lëndimeve, do të mund të hyjë në ndeshje me një 11-she të tillë ndaj Greqisë.
FORMACIONI I MUNDSHËM I KOSOVËS, për ndeshje ndaj Greqisë:
Portier:
Arijanet Muric;
-
Mbrojtja:
Mirlind Kryeziu,
Fidan Aliti,
Amir Rrahmani,
Donat Rrudhani
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
-
Mesfusha:
Valon Berisha,
Blendi Idrizi,
Florent Muslija
-
Zymer Bytyqi,
Milot Rashica,
-
Sulmi:
Vedat Muriqi.
Kujtojmë, Kosova nuk e ka mposhtur asnjëherë në histori të saj Greqinë, e cila është kombëtare me të cilën është ndeshur më së shumti, duke pësuar dy dhe barazuar tri herë ndaj tyre.