XHUDO
Nora fiton medaljen e bronztë, duke e mposhtur xhudisten serbe
8 June, 2021 @17:23
Xhudistja e suksesshme kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Gjakova në ndeshjen për medaljen e bronztë e mposhti xhudisten nga Serbia, Marica Perisic.
Xhudistja jonë garoi në kategorinë deri 57 kg.
Kjo është medalja e parë për Kosovën në këtë Kampionat Botëror, në të cilin vendi ynë po përfaqësohet me 5 xhudistë.
Gjithashtu kjo është edhe medalja e parë e Nora Gjakovës në një Kampionat Botëror.