Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ABU DHABI GRAND SLAM

Nora me super rikthim, arrin finalen e GS Abu Dabi

Pamje nga një triumf i mëparshëm i Norës/ Foto: IJF

Nora me super rikthim, arrin finalen e GS Abu Dabi


21 October, 2022 @14:34

Kampionja olimpike e Kosovës, Nora Gjakova, ka bërë super rikthim në skenën e xhudos pas lëndimit.

Ajo sot po merr pjesë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi, ndërsa tashmë ka arritur finalen, ku do të ndeshet me jugkoreanen Mimi Huh.

Në rrugëtimin e saj drejt finales, në rikthimin e plotëfuqishëm në skenë, Nora kaloi radhazi jugkoreanen Yuna Shin, pastaj holandezen Pleuni Cornelisse, ndërsa në cerekfinale serben Marica Perisic.

Në gjysmëfinale ajo eliminoi bartën e parë të kategorisë deri në 57 kilogramë gjeorgjianen Eteri Liparteliani, për të siguruar biletën për finale.

E duelet finale të Grand Slamit nisin pas orës 15:00 me kohën tonë, ku së pari zhvillohen përballjet për medalje të bronztë e pas kësaj finalet në secilën kategori.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo