Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NORA GJAKOVA

Nora mposhtet në gjysmëfinale, humb rastin për medalje të artë

Nora mposhtet në gjysmëfinale, humb rastin për medalje të artë


16 April, 2021 @15:46

Nora Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Nora pësoi me Ippon nga xhudistja portugeze Telma Monteiro pas një dueli të gjatë prej 10:49 minutave, ku u kërkua pika e artë për të shkuar në finale.

Xhudistja jonë tani do të ketë mundësi të luftojë për medalje të bronztë në duelin përballë gjeorgjianes, Eteri Liparteliani.

Gjakova po garon në kategorinë -57 kg, sikurse edhe Flaka Loxha, e cila u mposht që në rrethin e parë.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo