Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËFINALJA E EVROPIANIT 2020

Pas dy vazhdimeve Kroacia arrin finalen

Foto: ehf-euro

Pas dy vazhdimeve Kroacia arrin finalen


24 January, 2020 @20:47

Janë dashur të luhen dy vazhdime në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Evropian të hendbollit, për të përcaktuar finalistin e parë.

E Kroacia me golin e shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes nga ana e Zeljko Musës, ka shënuar fitore 29-28 [23-23, 3-3, 3-2] ndaj Norvegjisë, që deri sonte kishte shënuar vetëm fitore në evropian.

Domagoj Duvak me 8 dhe Igor Karacic me 6 gola ishin më efikasit te ekipi i Lino Cervarit, që pas ndeshjes deklaroi se “hendbolli është i gjallë” duke përshkruar dramën dhe luftën heroike të kroatëve në përballjen rraskapitëse.

E Sander Songesen shumë i mirë, me 10 gola, nuk ka mjaftuar për hapin e radhës të skandinavëve.

 

I jashtëzakonshëm në përballje është treguar edhe portieri kroat, Marin Sego, që ka mbrojtur rastet fantastike të norvegjezëve.

 

Në finale, që zhvillohet të dielën, Kroacia do të ketë rastin të fitojë medaljen e parë të artë në evropian, ndaj fituesit të duelit tjetër gjysmëfinal që zhvillohet sonte Sllovenia-Spanja.

 

Përndryshe Kroacia deri tash, dy herë ka qenë në finale të evropianit, por i ka humbur ato.

 


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga