VOLEJBOLL

Peja një hap larg titullit, fiton edhe finalen e dytë ndaj Dritës
6 May, 2021 @23:05
KV Peja ka triumfuar në finalen e dytë të Play Off-it në Superligën e djemve.
Pejanët në Gjilan, mposhtën me vështirësi KV Dritën me rezultat 3-2 (21:25; 21:25; 25:21; 25:20; 10:15), për të avansuar 2-0 në serinë e finaleve, ku përcaktohet kampioni i ri i Kosovës në elitën e djemve.
Pas triumfit në dy finalet e para, tashmë Peja është një hap larg titullit dhe synimit për të arritur suksesin e dytë sivjet, pas fitores në Kupën e Kosovës.
Ndeshja e tretë zhvillohet në “Karagaç” të Pejës dhe seria e finaleve mund të vazhdojë, vetëm nëse atë takim e fiton Drita.