Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

Përfaqësuesja në hendboll publikon listën për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë

Përfaqësuesja në hendboll publikon listën për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë


9 April, 2021 @22:06

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të premtën ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë. Janë këto duelet e fundit të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”.

Pas barazimit dhe fitores së jashtëzakonshme ndaj Rumanisë, Kosova synon fitoren me Malin e Zi për të siguruar suksesin historik – kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Ndeshja Kosovë – Mali i Zi zhvillohet më 28 prill në Prishtinë. Më pas më 2 maj, Kosova i mbyll eliminatoret me ndeshjen në udhëtim ndaj Suedisë, nënkampiones në fuqi të botës.

Kosova është e treta në Grupin 8 me 3 pikë, sa i ka edhe Rumania në vend të dytë. Suedia udhëheq me 6 pikë, kurse Mali i Zi është i katërti me 2 pikë. Kosova e Rumania i kanë luajtur nga katër ndeshje, ndërsa Suedia e Mali i Zi nga tri.

Përzgjedhësi Qerimi është bazuar në ekipin që ka siguruar fitoren historike në Bukuresht. Por ka edhe emra të rinj.

Në ekipin kombëtar janë kthyer Fatlum Ahmeti e Bashkim Gashi që bëjnë karrierë në Suedi. Për herë të parë në Kombëtare janë ftuar Agon Bajqinovci i Prishtinës dhe Arbios Mushkolaj e Arti Luzha të Besa Famgas.

Në ekipin e zgjeruar të Qerimit bëjnë pjesë 20 lojtarë. Ndërkohë në shtabin teknik të tij janë Fatmir Muhaxheri e Veton Hajrizi.

Grumbullimi i hendbollistëve bëhet më 23 prill në Hotelin Internacional në Prishtinë prej orës 12:00.

Tabela aktuale në Grupin 8 të kualifikimeve për EURO 2021


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga