PEJË

Fotot: MKRS/fb
Përurohet Qendra Nacionale e Xhudos
28 September, 2021 @14:49
Në Pejë sot, është inauguruar Qendra Nacionale e Xhudos, ku pjesëmarrës kanë qenë zyrtarët më të lartë shtetëror si dhe medalistet olimpike të Kosovës.
Për më tepër, aty është bërë e ditur nga Kryeministri i Kosovës se Majlinda Kelmendi do të shpallet “qytetare me vlera të veçanta” që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Vendit.
Xhudoja i ka sjellë Kosovës medaljet e vetme olimpike dhe atë të trija në kategorinë e femrave, duke fituar një në debutim “Rio 2016” dhe dy në paraqitjen e dytë “Tokio 2020”.
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë nderuar me titullin “Nderi i Republikës” ndërsa Distria ka marrë edhe medaljen presidenciale, pasi që Nora e kishte marrë më parë këtë.