Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Prishtina mban kreun, Vushtrria fiton jashtë

Prishtina mban kreun, Vushtrria fiton jashtë


24 October, 2019 @23:22

Sonte janë luajtur dy ndeshje tjera të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Vushtrria ka fituar bindshëm ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 48:30. Pas pjesës së parë rezultati ishte 25:16 për vushtrriasit.

Me fitore Vushtrria është ngritur në vend të tretë me 7 pikë, kurse Drita mbetet e fundit pa pikë.

Pas fitores së shënuar të enjten në vend të parë ka dalë Prishtina, që tani i ka 10 pikë, dy më tepër se Besa Famgas që ka një ndeshje më pak të luajtur. Prishtina e ka mposhtur Llapin në Podujevë me rezultat 51:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:14 për Prishtinën. Llapi renditet i shtati me 2 pikë.

Drita – Vushtrria 30:48 (16:25)

Drita: Isufi 8, Sllamniku 6, Latifi 6, Huruglica, Asllani, Veliu 6, Shkodra 4, Tosku, Mehmeti; Vushtrria: Krasniqi, Selaci, Gubetini 13, Jashari 9, Abazxhiku 3, F. Jashari 3, A. Karaqa 2, Ar. Karaqa 2, Miftari, Musa 4, Klinaku 12, F. Musa 1, Pllana, Ibishi.

Llapi – Prishtina 29:51 (14:23)

Llapi: Bogujevci, Maloku, Beshiri, Mani, Visoka 1, Bajrami 2, Hasani 6, Hoxha 8, Muqiqi 3, E. Bogujevci, Osmani, Havolli 7, J. Mani 2; Prishtina: Agushi, Beqiraj, Fetahu 7, Beshiri 10, Ademi 5, Gjuka 1, Bajqinovci 7, Hoxha 2, Kuleta 3, Sherifi, Abazi 5, Prekazi 11.



TABELA AKTUALE:

1. Prishtina, 5 ndeshje, 10p.
2. Besa Famgas, 4 ndeshje, 8p.
3. Vushtrria, 5 ndeshje, 7p.
4. Kastrioti, 4 ndeshje, 6p.
5. Trepça, 4 ndeshje, 5p.
6. Drenica, 4 ndeshje, 4p.
7. Llapi, 5 ndeshje, 2p.
8. Prizreni, 5 ndeshje, 2p.
9. Vëllaznimi, 4 ndeshje, 0p.
10. Drita, 4 ndeshje, 0p.

 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga