Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E FUNDIT

FSK alarmon, hidrocentralet dëmtojnë qendrat skitare

Fotot: KOK

FSK alarmon, hidrocentralet dëmtojnë qendrat skitare


Teksti: KOK

19 September, 2019 @16:48

Federata Skitare e Kosovës kërkon ndërhyrjen emergjente të shtetit për ndaljen e punimeve të hidrocentraleve nëpër qendrat e skitarisë në Kosovë

Federata Skitare e Kosovës i ka pritur me shqetësim të madh ndërhyrjet që po bëhen në ndërtimin e hidrocentraleve në qendrat turistike skitare të Republikës së Kosovës, siç janë Brezovica, Brodi, Deçani e Rugova, në të cilat përfaqësohet edhe sporti i skitarisë.

ski shteg

Bordi Ekzekutiv i FSK-së, në emër të dhjetëra klubeve të skitarisë, qindra sportistëve, konstaton se ndërtimi i këtyre hidrocentraleve do të shkaktojë pasoja të mëdha dhe të pariparueshme në qendrat turistike dhe skitare në vend.

Mungesa e ujit në këto asete të mëdha të Kosovës, do të sillte ndërprerjen e garave të shumta të skitarëve së Kosovës, do të paralizonte komplet qendrat e skijimit, do ta ulte vlerën e këtyre qendrave në procesin e privatizimit, do të ulte veprimin e shumë bizneseve dhe do ta zvogëlonte në masë të madhe numrin e vizitorë në këto qendra.

Federata Skitare e Kosovës pas inspektimit të vendit të ngjarjes, ku janë duke u zhvilluar punimet në Qendrën Skitare në Brezovicë, konstaton se përkundër protestave të qytetarëve dhe bizneseve të kësaj zone, punimet ende nuk janë ndalur.

ski shteg

FSK kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të organeve kompetente të shtetit si: Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministri i Sportit, kryetarët e komunave ku janë duke u zhvilluar ndërtimet, të marrin masa të menjëhershme për ndaljen e shkatërrimit të qendrave skitare të Kosovës.

Njëkohësisht, FSK kërkon që deri të bëhet një zgjidhje për sigurimin e ujit për qendrat skitare, të pushojnë punimet.

Në sportin e skitarisë uji është elementi kryesor për zhvillimin e qendrës, pa të cilin nuk mund të trasohet shtegu për mbajtjen e garave, e njëkohësisht as nuk mund të prodhohet bora artificiale që është shumë e rëndësishme për zhvillimin e garave ndërkombëtare, si dhe për vetë cilësinë e shtegut.

ski

Nëse organet kompetente nuk marrin masa, FSK bashkë me të gjitha klubet dhe garuesit do të detyrohet të marr masa të nevojshme qoftë me protesta apo ndërprerjen e punimeve, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga vetë shteti.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera