Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHUDO

Loxha në kërkim të bronzit në evropian

Loxha në kërkim të bronzit në evropian


12 September, 2019 @15:56

Flaka Loxha (-57kg) sot është ndeshur në Kampionatin Evropian për Junior në Vanta të Finlandës, pas 3 fitoreve e 1 humbje do të ndeshet për medalje të bronztë.

Loxha në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Azerbajxhani Ulviyya Bayramova.

Në ndeshjen e dytë ajo mposhti me 3 denime për Ippon boshnjaken Andjela Samardzic.

Flaka në ndeshjen e tretë humbi me 3 denime për Ippon nga gjermanja Seija Ballhaus.

Pas asaj ndeshje ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku mposhti holandezen Pleuni Cornelisse me 3 denime për Ippon në vazhdime pas një ndeshje të gjatë.

Për medalje të bronztë do të takohet kundër ruses Vita Maidanik.

Ndeshjet drejtpërdrejtë mund t’i ndiqni nga ora: 15:30

Rezultatet


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera