ABU DHABI GP
Majlinda me tre fitore arrin në gj’finale
Teksti: KOK
24 October, 2019 @12:36
Tri fitore rresht dhe të tria me Ippon të Majlinda Kelmendi, e cila është në rrugë të mirë për të fituar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kampionia Olimpike ndodhet në gjysmëfinale të kategorisë -52 kg, ku do të takohet me Chelsie Gilles (Britani e Madhe).
Majlinda mposhti garueset Fofana (Bregu i Fildishtë), Kazyulina (Kazakistan), Park (Kore e Jugut).
Nora Gjakova shënoi një fitore dhe u ndalë në rrethin e tretë nga Hyo Son (Kore e Veriut).