Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRAND SLAM @ ABU DHABI

Rikthim i argjendtë me 700 pikë olimpike

Rikthim i argjendtë me 700 pikë olimpike


21 October, 2022 @18:09

Nora Gjakova është ndalë në finale të Grand Slamit të Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe sot, pasi që për pak nuk ka arritur t’i bëj ballë jugkoreanes Mimi Huh.

Kështu, Nora ka përfunduar Grand Slamin e parë të saj pas rikthimit nga lëndimi me medalje të argjendtë për Kosovën.

Ajo gjithashtu ka fituar 700 pikë olimpike, në rrugëtimin e saj drejt Parisit 2024, ndërsa nëse arrin aty atëherë ajo do të jetë Olimpiada e tretë e saj radhazi që merr pjesë.

Kujtojmë, Nora Gjakova ka qenë plot 15 muaj pa gara, për shkak të lëndimit që kishte, ndërsa rikthimi i saj me të argjendtë në një Grand Slam prestigjioz është më se i suksesshëm.

“Në finale Nora ishte në nivel me kapje dhe koordinim, por i munguan hyrjet kundër Mimit, ku erdhi në shprehje pauza 15-mujore nga garat sportive. Rezultat i shkëlqyeshëm i Norës, kurse nesër e pasnesër garojnë Laura Fazliu dhe Loriana Kuka. Kosova mbi të gjitha,” ka shkruar trajneri mjeshtër i xhudos, Driton Kuka në postimin e tij pas duelit final.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo