Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DISTRIA NË GRAND PRIX TË PORTUGALISË

Rikthimi në kategorinë e preferuar, me të artë

Dje në Almada, Distria Krasniqi duke pranuar çmimin e xhudistes më të mirë të vitit 2021/ Foto: IJF

Rikthimi në kategorinë e preferuar, me të artë


29 January, 2022 @10:45

Xhudistja Distria Krasniqi i është kthyer kategorisë së saj në xhudo [deri në 52kg.] me medalje të artë mbrëmë. Pejanja ka mposhtur kroaten Ana Viktorija Puljiz në finalen e Grand Prix të Portugalisë, me ippon maestral.

Distria ka garuar edhe më herët në kategorinë deri 52kg. mirëpo, me kërkesë të Driton Kukës trajner mjeshtër i këtij sporti, ajo kaloi në kategorinë deri në 48kg. ku edhe fitoi shumë medalje, në mes të cilave edhe atë Olimpike në Tokio vjet.

Xhudistja 26-vjeçare ka bërë sakrifica të jashtëzakonshme, për të mbajtur veten te kategoria deri 48kg. Rikthimi në kategorinë e saj, e bën atë shumë më kërkuese tash.

Distria Krasniqi

“Kam ardhur këtu për të marrë pikët, pasi që për shkak të ndërrimit të kategorisë nga e para në renditjen botërore kam rënë në pozitën e 38. Kam kërkuar të marrë sa më shumë pikë që të jetë e mundur në muajt e ardhshëm, ashtu që të jem përsëri bartëse,” ka thënë ndër të tjera ajo për faqen zyrtare të IJF-së.

Dje për Kosovën në Grand Prix të Portugalisë garuan edhe Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha. Të dyja u ndalën në luftërat e para, sipas kategorive të tyre përkatëse, deri 52kg. dhe deri 57kg. Sot në tatami del edhe Laura Fazliu.

Distria Krasniqi të gjitha luftërat e saja i kreu me ippon dje. Radhazi eliminoi Leonie Gonzalez (Francë), Ariane Toro Soler (Spanjë), Joana Diogo (Portugali) për të kaluar edhe kroaten e lartpërmendur në fund.

Distria Krasniqi

“Kur Distria Krasniqi është prezent në tatami, përfundimisht sjell presion te kundërshtaret tjera. Mirëpo, nuk është se nuk ka presion edhe për Distrinë. Kjo pozitë të vendosë në pozitë të brishtësisë mendore dhe jo të gjitha xhudistet mund ta përballojnë këtë gjë,” ka shkruar IJF pas triumfit të kampiones olimpike të Kosovës dje.

 


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo