LIDERI KAMPION
Seb fluturon nëpër Kore
6 October, 2013 @10:28
E përfunduar vetëm pak më parë, gara për Çmimin e Madh të Koresë i ka takuar kampionit dhe liderit aktual të kampionatit botëror të Formula 1, Sebastian Vettel.
Gjermani i pandalshëm ka arritur të triumfojë në garën e katërt me radhë, pas fitoreve në Belgjikë, Itali dhe Singapur. Vettel me makinën e tij Red Bull, thjesht nuk po ka konkurrencë këto vite, ndërsa dallimi me të dytin, Fernando Alonso u rrit edhe me tepër sot, pasi që spanjolli i Ferrarit ka arritur të përfundojë i gjashtë në garë.
Dyshja e Lotusit ka qenë gjithashtu fantastike sot. Kimi Raikkonen dhe Romain Grosjean kanë arritur të zënë podiumin me garën e tyre të mirë sot për të ngritur edhe më pikët e Lotusit në garën e konstruktorëve.
TOP 5 NË KOREA GP:
1 | Sebastian Vettel | Red Bull | 25p | Gjermani |
2 | Kimi Raikkonen | Lotus | 18p | Finlandë |
3 | Romain Grosjean | Lotus | 15p | Franë |
4 | Nico Hulkenberg | Sauber | 12p | Gjermani |
5 | Lewis Hamilton | Mercedes | 10p | Britani e Madhe |
TOP 5 - RENDITJA E PËRGJITHSHME:
1 | Sebastian Vettel | Red Bull | 272p | |
2 | Fernando Alonso | Ferrari | 195p | |
3 | Kimi Raikkonen | Lotus | 167p | |
4 | Lewis Hamilton | Mercedes | 161p | |
5 | Marc Webber | Red Bull | 130p |