PREMIER LEAGUE

Foto: Getty Images
Shaqiri refuzon ekipin e Bundesligës, i lumtur te Liverpooli
26 January, 2021 @18:07
Sipas Sky Germany, Xherdan Shaqiri ka refuzuar ofertën e Herthas së Berlinit për t’u transferuar në Bundesligë gjatë këtij afati kalimtar. Mesfushori shqiptar ishte tentativa e tretë e dështuar e Herthës, pas Ivan Perishiq dhe Christian Eriksen.
Shaqiri është i lumtur të qëndrojë te Liverpooli, sidomos më hapësirën që i është dhënë në javët e fundit. Roli i tij te ‘të kuqtë’ ka nisur të ndryshojë. Reprezentuesi zvicran, ka luajtur në 6 ndeshjet e fundit me Liverpoolin.