Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CORONAVIRUS @ F1

Shtyhen edhe tre gara tjera të F1

Shtyhen edhe tre gara tjera të F1


19 March, 2020 @23:51

Krerët e Formula 1 kanë konfirmuar sot se garat për Shpërblimin e madh të Holandës dhe të Spanjës janë shtyer në kalendarin e garave, derisa Monaco GP është gjithashtu, për shkak të përhapjes së coronavirusit në Evropë.

“Për shkak të përhapjes globale të covid 19 dhe pas diskutimeve me promotorët, është konfirmuar se Heineken Dutch Grand Prix 2020, Gran Premio de Espana 2020 dhe Grand Prix de Monaco 2020, do të shtyhen,” ka shkruar komunikata e Formulës 1.

Para kësaj, ishin shtyer edhe Austrlian GP, Bahrein GP dhe Vietnam GP.

Me të gjitha këto gara të shtyera për një afat të pacaktuar, tashmë nëse gjithçka shkon në rregull, gara e parë e Formulës 1 për vitin 2020 do të mbahej në qershor.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports