Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPEAN-CUP

Talenti i radhës, Blin Kuka nënkampion evropian U-18

Talenti i radhës, Blin Kuka nënkampion evropian U-18


15 October, 2023 @18:35

Xhudoja vazhdojë të shkëlqejë, ndërsa ka ardhur një medalje për Kosovën nga Kupa Evropiane e kadetëve në Berlin, ku xhudisti Blin Kuka ka marrë medaljen e argjendtë aty, duke u mposhtur në finale për shkak të pasivitetit në luftë, siç ka shpjeguar mjeshtri botëror i xhudos Driton Kuka.

Blini ka qenë nën drejtimin e trajneres Majlinda Kelmendi në këtë garë, ndërsa ka fituar tre ndeshje me ippon në kategorinë deri në 90 kilogramë.

“Blini sivjet fitoj titullin Ballkanik dhe ishte garuesi më i mirë në EYOF (Olimpiade Evropiane e të rinjve ) nga të gjithë sportistët e vendit tonë ku ishte i pesti dhe tash kjo medalje konfirmon rritjen e tij si garues me nivel. Majlinda në krye të detyres edhe sot!
Xhudo sporti nr 1 i të gjitha trojeve Shqiptare po vazhdon tutje!”
- ka shkruar Driton Kuka në njoftimin e tij.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo