PARAGLIDE

Nga fluturimi i stinorit të kaluar në Vlorë/ REUTERS/ Arben Çeli
Vazhdojnë fluturimet shqip
2 September, 2012 @13:14
Pas etapës së parë të mbajtur gjatë muajit gusht në Korçë të Shqipërisë, nesër fillon etapa e dytë e kampionatit komëbtar të fluturimeve të lira, të paragllajderëve kombëtar në trojet shqiptare.
Gostivari kësaj radhe është mikpritës i garës. Paragllajderët shqiptarë, ku do të marrin pjesë edhe 10 kosovarë, do të hyping në malin e Thatë, që ka lartësi prej 1050 metrash e që gjindet mes fshatërave të Çegranit dhe Koritë.
Fluturimi, sipas informatave nga Federata Aeronautike e Kosovës, është i gjatë rreth një kilometër e gjysmë – vijë ajrore.
Garuesit do të duhet të përballojnë tre raunde të fluturimit për të arritur pikët të cilët do t’ia përcaktojnë pikët pas etapës së dytë.
Etapa e radhës e kampionatit mbarëkombëtar zhvillohet në Prishtinë, me 2 dhe 3 nëntor, ku garuesit do të fluturojnë nga maja e Goleshit.
RENDITJA E PËRGJITHSHME:
1. Xhonatan Islami, 378p. 2. Hizdri Gubetini, 605p. 3. Ilir Kafazi, 654p. 4. Sabedin Ismaili, 1056p. 5. Ardall Celina, 1500p. …
31. Zeki Ahmetgjekaj, 1500p.
(Të gjithë garuesit nga vendi i pestë deri te vendi i fundit, 31, kanë pikë të njejta)
ETAPAT:
Etapa e parë – Korçë – Shqipëri; (Gusht 2012, e përfunduar)
Etapa e dytë – Gostivar – Maqedoni; (Shtator 2012, këtë fundjavë)
Etapa e tretë – Prishtinë – Kosovë; (2 dhe 3 Nëntor 2012)
Etapa e katërt – Tiranë – Shqipëri; (Dhjetor 2012)
Etapa e pestë – Gjirokastër – Shqipëri; (Mars 2013)
Etapa e gjashtë – Prizren – Kosovë; (Prill 2013)
Etapa e shtatë – Vlorë – Shqipëri. (Maj 2013)