Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERRARI

Vettel ndahet me Ferrarin

Vettel ndahet me Ferrarin


12 May, 2020 @2:26

Piloti gjerman i Formula 1, Sebastian Vettel do të ndahet me ekipin e tij Ferrari në fund të këtij viti.

BBC Sport para pak çastesh ka bërë të ditur se bisedat për kontratën e re të pilotit janë ndërprerë pa u arritur një marrëveshje dhe me këtë kuptohet se 32 vjeçari nuk do të jetë në vitin e ardhshëm pjesë e ekipit të famshëm italian.

Katër herë kampioni i botës në këtë sport, Vettel, pritet të zëvendësohet nga spanjolli Carlos Sainz që aktualisht piloton për McLarenin.

Nëse Sainz ndahet me McLarenin, te këta të fundit pritet të shkojë piloti i Renaultsë, Daniel Ricciardo.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports