TRANSFERE

Foto: Getty Images
Ylli i Real Madridit po shkon në Arsenal
22 January, 2021 @18:00
Skuadra e Arsenalit pritet të bëjë një super transferim gjatë këtij miniafati dimëror. Sipas mediave në Spanjë dhe atyre në Angli, klubi londinez është afër marrëveshjes me lojtarin e Real Madridit, Martin Odegaard.
Kujtojmë se Odegaardi mori lajmin para disa dite se do të largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe Arsenali është një nga klubet e vetme të interesuara për huazimin e norvegjezit.
Sipas gazetarit të The Athletic, David Ornstein, Odegaardi 90% ka arritur marrëveshje me Arsenalin.