TRANSFERIM

FOTO/ KONYASPOR
Zyrtare: Zymer Bytyqi transferohet te Konyaspori
8 January, 2021 @12:43
Sulmuesi kosovar, Zymer Bytyqi, ka nënshkruar kontratë 2.5 vjeçare me klubin turk Konyaspor.
Bytyqi kontratën e nënshkroi me drejtorin e klubit, Adnan Erkan, në Medas Konya.
Bytyqi ka luajtur për klubin norvegjez, Viking, ku në 154 ndeshje të zhvilluara, ka shënuar 23 gola dhe 30 asistime.
Tek ekipi turk Konyaspor, Bytyqi do të bartë fanellën me numrin 14.